Presidenti rus, Vladimir Putin priti në Kremlin liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, në një takim që u interpretua si përgënjeshtrim i lajmit se ky i fundit është helmuar. Në këtë takim, Putin ka vlerësuar ushtarët çeçënë që janë angazhur në frontin ukrainas. ‘Kam ndjekur se si njerëzit tuaj po luftojnë në kuadër të operacionit special ushtarak, tha Putin. Fjalët më të mira shkojnë për tad he shumë faleminderit’, u shpreh Presidenti rus.