Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedoi të shtunën me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë. Kryeministri Kurti tha se Qeveria që ai udhëheqë mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti tha se është "për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një