Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Valter Bamin, personin që u arrestua nën dyshimin se vrau Ramazan Sinon, kunatin e Gentjan Bejtjas. Arrestimi i Bamit u bë pasi në dorën e tij u gjet shenjë baruti, gjë që coi grupin hetimor të dyshonte se ai ishte i përfshirë në atenatin e pak ditëve më parë në fshatin Larushk në Fushë Krujë. Pas seancës, mbrotja e Bamit e kundërshtoi vendimin e gjykatës, duke thënë se në momentin që është shënuar ngjarja klienti i tij ka qenë në shtëpi me nënë dhe fëmijët e tij dhe se armën pa leje e mban vetëm për qitje.