Romanca mes Rihannës dhe A$AP Rocky mesa duket tashmë po merr një tjetër drejtim. Dyshja janë kaq të lumtur pranë njeri tjterit saqë kanë menduar fejesën. Këngëtarja 33-vjeçare dhe reperi e kanë nisur lidhjen në dhjetori i vitit 2019 dhe prej asaj kohe kanë qenë të pandashëm me njeri tjetrin. “Të dy janë aq të çmendur në dashuri dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre për një fejesë. Ata janë shumë të hapur me miqtë se është ndryshe nga çdo lidhje që ata kanë përjetuar ndonjëherë me dikë tjetër dhe e shohin njëri -tjetrin si partnerë të jetës.” tha një i afërm i ciftit. Kujtojmë që reperi konfirmoi lidhjen me këngëtaren vetëm majin që lamë pas. Artistët kanë qenë miq për një kohë të gjatë, por prezenca e A$AP Rocky, në fushatën "Fenty Skin" të Rihanna-s zbuloi gjithcka. Ata gjithashtu kanë marrë pjesë në shumë koncerte bashkë, kanë bashkëpunuar dhe kanë shkaktuar thashetheme të cilat datojnë që nga vitit 2013.