Rezultatet e para të hetimit tregojnë se oficeri i policisë Rudolf Elezoviç është vetëvrarë. Por, disa detaje që janë zbuluar nga këqyrja e trupit të pajetë vënë në pikëpyetje këtë përfundim të hetuesve. Policia e Malit të Zi ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Elezoviç, pasi përgjigjet e të dhënave të ADN-së kanë zbuluar se trupi i përket ish-shefit të antidrogës. Por edhe pse është raportuar se është vetëvrarë, mediat vendase shkruajnë se gjatë ekspertizës është konstatuar një plagë në kokë.