Agjentët e FBI-së sekuestruan telefona dhe një iPad nga kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams në kuadër të një hetimi mbi mbledhjen e fondeve për fushatën e tij, konfirmoi avokati i tij të premten. Konfiskimet ndodhën pas një ngjarjeje të hënën mbrëma, sipas një deklarate nga avokati i kryebashkiakut, Boyd Johnson.