Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend tetë amendime për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Dy prej tyre u prezantuan nga deputetet Andia Ulliri dhe Orjola Pampuri këtë të diel. Sipas PD-së, projektbuxheti i dorëzuar nga Qeveria në Kuvend është buxhet i korrupsionit.