Zgjerimi i NATO me vende të tjera nuk është aspak presion, por një proces i bazuar në parimin e “dyerve të hapura” për të gjithë ata që duan të anëtarësohen dhe janë të gatshëm t’i përmbushin kriteret. Rusia e ka shprehur qartë qëndrimin e saj se procesi i zgjerimit të NATO-s është shembull i agresivitetit dhe rritjes së sferës së interesave në dëm të Rusisë. Këto akuza Moska po i bën në kohën kur ka nisur luftën në Ukrainë dhe po kërkon që Kievi të mos bëhet kurrë pjesë e aleancës ushtarake.