Forcat speciale RENEA të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe dhjetëra efektivë të policisë së Qarkut të Vlorës ndërmorën mëngjesin e së shtunës një operacion në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin bregdetar. Gjatë aksioni u kontrolluan disa banesa dhe biznese nën dyshimet se strehohen personat të dyshuar me precedent të theksuar penalë. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të SPAK, që ka lëshuar disa urdhër-arreste pas zbërthimit të komunikimeve Sky Encrochat. Në total janë tetë urdhër-arreste, mes të cilave edhe për një efektiv policie dhe një ish efektiv.