Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për Kreshnik Tushën, nga arrest me burg në arrest shtëpiak. Tusha u arrestua për vrasjet e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, si atentatori kryesor. Ndonëse më pas policia mundi të kapte autorët e vërtetë të ngjarjes, 22 vjeçari vazhdonte të qëndronte në burg. Kreshnik Tusha u mbajt në qeli fillimisht për faj të rastësisë, pasi mbrëmjen e krimit u dërgua në spital i plagosur me armë në rrethana të tjera.