Prokuroria Speciale, ndryshe SPAK kërkoi këtë të enjte masën ekstreme të dënimit që parashikon legjislacioni shqiptar për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Të dy këta persona akuzohen për atë që njihet tashmë si masakra e Lushnjes, e cila është regjistruar në vitin 2017.