18 shtyllat mbajtëse të urës së re të Gjenovës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit Italian, teksa inaugurimi i saj do të bëhet zyrtarisht në korrik. Gati dy vjet pas shembjes së strukturës gjigante që i kushtoi jetën 43 personave, ura Morandi do të rikthehet në jetë, duke i dhënë kështu një shtysë të fuqishme morali Italisë së traumatizuar nga shpërthimi më I egër epidemik i Covid 19 në Europë.