Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ashpër pasi Gjykata e Apelit në Beograd e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët. Konjufca thotë se Serbia udhëhiqet nga figura politike që mohojnë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë. “Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ende u ndalohet përdorimi institucional i flamurit kombëtar edhe pse jetojnë në trojet e veta. Populli ynë atje është pakica kombëtare më e diskriminuar në Evropë”, ka shkruar Konjufca në Facebook, përcjell Telegrafi. I pari i Kuvendit ka reaguar edhe për intervistimin e gazetarit Adriatik Kelmandi nga shërbimet secrete serbe.