Në shkodër shpërthen festa, Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi duke prerë njëkohësisht edhe biletën për në kompeticionet evropiane duke lënë jashtë Kukësin edhe pse ky i fundit e mbylli kampionatin evropian. Në Air albania Stadium, Vllaznia arritit t;i imponohej lacit pas 120 minutave lojë duke e mundur me përmbysje 2-1 duke e fituar Kupën e shqipërisë për herë të 8 në historinë e saj. Pjesa e parë nisi vrullshëm me golat e Guindo në minutën e katërt për Lacin dhe të Hioxhajt për Vllazninë duke u mbyllur me barazimin 1-1. Në pjesën e dytë, historirë nuk ndryshuan dhe 90 minutëshi i kësaj sfide u mbyll pa fitues dhe skuadrat iu drejtuan pikërisht 30 minutave të kohës shtesë.