Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Njësinë Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ku babe e bir I ka marrë rrjedha e lumit teksa udhëtonin me makinën e tyre. Sipas Policisë së Malësisë së Madhe, në makinë ka qenë duke udhëtuar edhe vajza e drejtuesit të automjetit, por që fatmirësisht ka mundur të dale nga automjeti dhe më pas është ndihmuar nga një banor I zones dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.