Një ditë pas aksidentit tragjik në një galeri minerare në zonën D të Bulqizës, ku humni jetën minatori 38-vjeçar Kujtim Dangri, autoritetet kanë vënë në pranga dy punonjës të stafit teknik, brigadierin dhe një teknik, ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe drejtuesi Teknik I subjektit. Sipas hetimeve, personat përgjegjës nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar, çka çoi në humbjen e jetës së minatorit. Ngjarja po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Minatori 38 vjeçar, Kujtim Dangri, u aksidentua gjatë punës nga shembja e mineralit të kromit duke e zënë poshtë.