Dy ushtarë nga diaspora shqiptare në Ukrainë kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat ruse. Lajmin e bën me dije deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i cili shprehet se kjo ngjarje është komunikuar zyrtarisht nga Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin.