Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë. Ata akuzohen nga autoritetet e vendit fqinj për spiunazh por nuk ka endenjë deklaratë për provat dhe dyshimet kundër tyre. Lajmi bëhet me dije nga CNN Grek, i cili raporton se dy shqiptarët e dyshuar për spiunazh u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë. Sipas mediave tyë vendit fqinj, ta janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici.