Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar mbrëmjen e së enjtjes dhe në orët e para të mëngjesit të së premtes. Bëhet me dije se rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit me iniciale A.P. në fshatin Mserr në Tropojë dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.