Kërcënimi rus në kufijtë e Ukrainës, ka vënë në lëvizje trupat ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Europian. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka nisur negociatat me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, të cilit ja ka bërë të qartë pozicionimin e amerikanëve dhe dy rrugëdaljet e vetme që i kanë ngelur Moskës.