Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit të mërkurën, duke u marrë jetën dy ushtarakëve. Një pilot i mbijetoi aksidentit, thanë zyrtarët francezë ndërsa ka nisur një operacion kërkimi për dy persona të tjerë që ndodheshin në bordin e avionit të dytë.