Partia Demokratike po hyn drejt zgjedhjeve të pjesshme lokale e ndarë në dy kampe, mbështetësit e Lulzim Bashës dhe ata të ish kryeministrit Sali Berisha. Grupi i Rithemelimit, i krijuar pas kuvendit të Berishës në 11 dhjetor të 2021, ka konfirmuar pjesmarrjen e kandidatëve të tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale. I ftuar në emisionin Breaking në Top Neës, Flamur Noka, një prej deputetëve të përjashtuar nga Lulzim Basha ka konfirmuar se ka filluar puna për zgjedhjet e pjesshme, në të cilat përkrahësit e Berishës do të hyjnë nën siglën e Partisë Demokratike.