Me një pjesëmarrje shumë të ulët dhe bojkotim nga ana e partive politike serbe u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komuna të veriu të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetëm 1 mijë e 567 qytetarë, apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar e hodhën votën e tyre. Megjithë këtë pjesëmarrje kaq të ulët, procesi i zgjedhjeve cilësohet "legjitim".