I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës, kanë vizituar të premten Prishtinën për të cuar pëpara bisedimet mes dy vendeve. Trë zyrtarët e lartë europianë kanë takuar fillimisht kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për tu takuar më pas në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Kurti, Lajçak dhe këshilltari I presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe ai I presidetntit Francës, Emmanuel Macron biseduan në Kryeministri për më shumë se dy orët, por detajet që dolën për media ishin të pakta.