Top News – Dy operacione në tru e tragjedi personale/ Sot inaugurohet Presidenti më i vjetër në SHBA
20/01/2021 10:08

Amerikanët mirëpresin sot një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Muajt e fundit janë shoqëruar me tensione e dhune pasi nuk janë të paktë zgjedhësit në vend që nuk e pranojnë fitoren e demokratit. Tani megjithatë, Joe Biden është gati të inagurohet si Presidenti i 46-të amerikan. U deshën katër ditë, me rezultate të pasigurta të zgjedhjeve, që ai të mund të shpallte fitoren, kujton VOA. Donald Trump megjithatë e vendosi deri në fund në pikëpyetje triumfin e rivalit në zgjedhje. Kjo i nxiti dhe trazirat në ndërtesën e Kongresit që sot i ngjan një fortese. Prania masive e policisë përfshin dhe 25.000 anëtarë të Gardës Kombëtare, ndërsa skena e inaugurimit është larg çdo spektatori. Ndryshe nga Trump, që ishte një biznesmen para se të merrte detyrën, Biden është një politikan me përvojë. Ai është në skenën politike prej gati gjysmë shekulli. Shërbeu për dy mandate si zëvendëspresidenti i Barak Obamës, e përpara kësaj, votuesit e Delauerit e patën zgjedhur gjashtë herë në senatin amerikan. Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë. Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru. Tani në moshën 78 vjeç, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, po përgatitet për sfidën e tij më të vështirë politike – udhëheqjen e një vendi të ndarë drejt së ardhmes.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34