Dy oligarkë rusë shënuan fitoren e parë gjyqësore në betejën e tyre ligjore kundër sanksioneve të Bashkimit Europian për luftën e Moskës kundër Ukrainës. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se Këshilli Evropian nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se Petr Aven dhe Mikhail Fridman ishin të përfshirë në minimin apo kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.