Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të thirrur të martën nga ana e mazhorancës, ku socialistët planifikojnë miratimin e nismës për të shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare si organizatë terroriste. Ky është vendimi i grupit parlamentar të PD, që u komunikua përmes rrjeteve sociale nga kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi. Bardhi shkruan se seanca është e paligjshme, e thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të seancave plenare dhe me rend dite vetëm miratim procesverbali dhe njoftime.