Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fake Star 5”, duke zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Në pranga janë vënë 3 administratorë të dy magazinave dhe qiradhënësi I pronave, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 4 punonjës në këto magazina. Sipas Policisë, janë shpallur në kërkim një tjetër administrator I magazinës, dhe një shtetas turk, i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale.