Një faqe interneti e themeluar nga një ish-marins amerikan që tani jeton në Rusi, ka nxitur thashethemet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bleu dy jahte luksoze me paratë e ndihmës amerikane. Pavarësisht pretendimit të rremë, komploti i dezinformimit ishte i suksesshëm. Ai u ngrit në internet dhe iu bë jehonë nga anëtarët e Kongresit të SHBA, vendimet e të cilëve për shpenzimet ushtarake, janë me peshë mjaft të madhe.