Prokuroria e posacme antikorrupsion ka zbardhur vendimin sa i përket arrestimit të Vangjush Dakos, ish kryebashkiakut të Durrësit, duke e bazuar hetimin në dy fakte. Në faktin e parë të hetuar, SPAK thotë se në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, shoqëria XXX shpk ka paraqitur kërkesë për ndërtimin e saj në maj të vitit 2010, për një objekt 7 katësh.