Është shoqëruar me disa incidente protesta e tetë rradhazi e organizuar nga Rithemelimi, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës. Dy protestuese gra janë përplasur me protestuesit, ku njëra prej tyre ka kërkuar mikrofonin për të folur para turmës. U desh ndërhyrja e forcave të policisë, që të largonin dy gratë pasi këto të fundit ngjallën kundërshti me protestuesit.