Top News – Dy emigrante heronj/ Shtypi Turk: Shpëtuan jetë në Vjenë
03/11/2020 21:46

Turqia e dënoi me forcë sulmin vdekjeprurëses të Vjenës, duke deklaruar se është në solidaritet të plotë me popullin austriak. Ankaraja kujtoi se edhe ajo vetë po zhvillon fushatën e saj kundër terrorit. "Na trishtoi lajmi që ka të vdekur dhe të plagosur prej sulmit terrorist në Vjenë. Si vend që ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit për dekada, Turqia është në solidaritet të plotë me popullin austriak”, thuhet në deklaratë. Sipas shifrave zyrtare, në Austri jetojnë rreth 116,000 shtetas turq, diaspora e tretë më e madhe, pas Gjermanisë dhe Serbisë. Komuniteti turk i vendit të Europës Qendrore është kritikuar shpesh nga Partia e Lirisë (FPOe) e ekstremit të djathtë të Austrisë, duke krijuar tensione me Ankaranë. Por ndërkohë në shtypin turk po lavdërohen si heronj dy shtetas turq, që sipas mediave vendase I kanë shpëtuar jetën dy grave dhe një efektivi të policisë. Ata vetë I kanë shpëtuar për fije plumbave të agresorit. Recep Tayyip Gültekin dhe miku I tij Mikail Özer ishin në qendër të qytetit kur dëgjuan të shtënat. Pavarësisht rrezikut, janë afruar e kanë ndihmuar disa të plagosur. Sulmuesi qëlloi edhe ndaj njërit prej tyre, të dy më pas kanë tërhequr dhe një polic të lënduar dhe e kane cuar drejt një ambulance. “ ajo që bën vëllezerit tanë ishte ajo që që do të bënte një qënie njerëzore, një mysliman dhe një turk”, tha ministri I jashtëm I Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15