Ekzekutimet në Tiranë të Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës kanë lidhje me njëra-tjetrën. Kështu deklaruan burime të grupit hetimor, që tashmë janë drejt zbardhjes së plotë edhe të atentatit mafioz ndaj Sadikajt. Por, vrasja e Edmond Papës e kryer në zonën e Selitës në Tiranë, mund të parandalohej, nëse Policia e kryeqytetit, do kishte marë masa. Emri i Papajt, ka dalë në dosjen hetimore të vrasjes me tritol të Aleksandër Sadikaj, si një rrethanë e treguar nga babai i këtij të fundit, shtetasi Fatmir Sadikaj.