Pas shqyrtimit në Komisionet e përhershme parlamentare të projektbuxhetit për vitin 2022, tashmë pritet që të hënën Kuvendi i Republikës ta votojë pas një sërë diskutimesh, që pritet të zgjasin përtej të hënës. Top News ka zbardhur edhe rendin e ditës së seancës parlamentare të së hënës, ku pika e fundit e saj është Projektbuxheti, çka pritet të ngrejë debate në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës si kundër ka ndodhur edhe në komisionet përkatëse.