Pjesë të Evropës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës po përgatiten për ardhjen e "dy cikloneve shpërthyese" ose cikloneve bombë sic njihen ato, gjatë kësaj fundjave. Të dy sistemet e stuhisë do të përplasen në Spanjë, me ciklonin e parë bombë që ka arritur herët në mëngjes e që më pas do të përplaset me një ciklon të dytë bombë, duke ndikuar jo pak në vendin që është gjunjëzuar nga përmbytjet katastrofike dhe moti intensiv që nga muaji i kaluar.