Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, ka vënë në pikëpyetje edhe bashkëpunimin me qeverinë sa i përket reformës territoriale dhe asaj zgjedhore. Në një deklaratë për mediet, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se maxhoranca është e gatshme të vijojë punën për 2 reformat por përjashtoi mundësin e një bashkëpunimi me ish-kryeministrin Berisha.