Top News – Dy botë të ndryshme… Trump dhe Kallstadt, fshati i tij i origjinës!
23/10/2020 15:21

Kallstadt është një qytezë e vogël e mbushur me vreshta në Gjermaninë jugperëndimore, ku gjyshërit nga babai të Donald Trump-it u rritën në disa shtëpi të thjeshta që ende janë në këmbë. Ndërsa bota përgatitet për kulmin e një palë zgjedhjeve të tjera në SHBA, më 3 nëntor, banorët e Kallstadt-it, janë bërë pak më të ndërgjegjshëm për emrin Trump në komunitetin e tyre miqësor. Kryebashkiaku i qytezës, kishte thënë para zgjedhjes së Trump-it në 2016, se nëse ai do të bënte diçka të madhe për Amerikën, apo botën, do të vendoste një pllakë në nder të tij. Katër vite më pas, pllaka nuk ekziston. “Donald Trump nuk ka ardhur kurrë këtu dhe në dijeninë time edhe gjyshja e tij nuk është kthyer në Kallstadt pas vitit 1905. Ndaj ka 115 vjet që kur familja Trump ka qenë në Kallstadt. Askush që jeton këtu, nuk e njeh”, shprehet kryebashkiaku i Kallstadt-it, Thomas Jaworek. Dhe në fakt, asnjë Trump nuk ka mbetur në Kallstadt-in me një popullatë prej 1200 banorësh. Por një e afërme në qytezën fqinje, Freinsheim duket se po e përdor pak emrin e familjes për reklamë. Ursula Trump, 73 vjeçe ka një furrë pjekjeje. Ajo thotë se kur Trump u zgjodh president, bënte pasta me flamur amerikan dhe foto të vogla të Trump-it. “Njerëzit vinin ngado vetëm për kekët me imazhin e Trump-it. Ishte çmenduri. Edhe rusë vinin”, shprehet Ursula Trump. Por kjo ndodhi deri sa disa banorë lokalë organizuan një nismë për të bojkotuar dyqanin e saj. Me sa duket atyre nuk u pëlqente edhe aq shumë presidenti amerikan. Joerg Leineweber menaxhon një hotel ngjitur me shtëpinë e gjyshit të Trump-it.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56