Top News/ Dy avionë pasagjerësh përplasen në pistë / Incidenti i dytë në pak javë në Japoni
16/01/2024 14:28

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një aeroport në Japoni, pak javë pasi pesë persona humbën jetën në një aksident të ngjashëm. Avionët e Korean Air dhe Chathay Pacific, u përplasën me njëri tjetrin në aeroportin Neë Chitose në Hokkaido. Avioni i Cathay Pacifik ishte i parkuar në pistë kur u godit nga avioni i korean air në lëvizje, tha departamenti i zjarrfikësve. Cathay Pacific konfirmoi se avioni ishte i ndalur në kohën e aksidentit dhe nuk kishte pasagjerë apo pjesëtarë të ekuipazhit në bord. Përfaqësuesi i kompanisë ajrore tha se fluturimi CX583 nga Sapporo në Hong Kong, u anulua dhe pasagjerët ishin zhvendosur në një tjetër fluturim. Pamjet treguan një vrimë të madhe të hapur nën krahun e avionit të Cathay Pacific ku avioni tjetër u përplas duke thyer krahun e tij. Avioni i Korean Air po përgatitej të nisej në fluturim kur krahu i tij i majtë u përplas me avionin e parkuar pranë tij. Zyrtarët e Korean Air thanë se incidenti kishte ndodhur kur një makinë rimorkiuese që po zhvendoste avionin para dhe prapa, para nisjes në fluturim, rrëshqiti për shkak të borës në pistë. Kishte 289 pasagjerë në bordin e avionit të Korean Air në atë moment por nuk është regjistruar asnjë lëndim. Ndërkohë, të paktën 46 fluturime të tjera u anuluan nga ky aeroport gjatë ditës për shkak të kushteve të këqia të motit.

Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
Top News – Luftë afatgjatë me Iranin. SHBA mbledh trupat rreth Republikës Islamike
14/02 13:46
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
Top Channel/ Merz e pranon hapur: BE-ja e ka zvarritur zgjerimin në Ballkan, por do te ndryshojmë!
14/02 11:19
Top News – Mynihu vulosi çarjen SHBA-BE. Konferenca e sigurisë që thelloi pasiguritë
14/02 10:19
Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
DIGITALB DIGITALB