Një 66 vjecar humbi jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të hëne, pasi ra nga lartësia duke pastruar gropën e një ashensori. Ngjarja u shënua në zonën e Kinostudios, rreth orës 09:30 ku viktimë mbeti Rahman Mija. Sipas informacioneve, ky i fundit ishte penisonist, por merrej me mirëmbajtjen e ashensorëve. Ai është kontaktuar nga një firmë ndërtimi për të rregulluar ashënsorin, në një pallat që ndodhej në fazën e ndërtimit. 66 vjecari ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë, duke pastruar gropën e ashensorit në katin e parë dhe si pasojë e një defekti, dyshohet se ka rënë. Ky i fundit u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për shkak të dëmtimeve të rënda.