Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Silenciatori", ku janë arrestuar tre të rinj të cilëve u është kapur armë me silenaciator dhe drogë. Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin ata po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll.