Prokuroria e Durrësit njofton se ka përfunduar hetimet për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkatërroi një numër të madh objektesh në qytetin bregdetare dhe për pasojë 23 persona humbën jetën në rrenojat qe shkaktoi termti ne Durrës. Për arsyet e sipër përmendura dhe nisur nga fakti se të pandehurit janë të përgjegjshëm përpara ligjit dhe kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale, si dhe veprën penale e kanë kryer me dashje ose nga pakujdesia sipas akuzes së seicilit te pandehur, çeshtja ne ngarkim te tyre është dërguar për Gjykim. Nga ana e organit te akuzes u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penal 16 te pandehur, si dhe do kerkohet pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami, ashtu si edhe pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda.