Top News/ Dule ankim në KAS për Belerin/ Kreu i PBDNJ kërkon prishjen e vendimit të Celibasht
03/08/2024 17:36

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celiubashi për mandatin e Fredi Belerit. Celibashi vendosi ta shpall të pavlefshëm mandatin e tij si kryabashkiak të Hiamarës, ky vendim i Dules erdhi një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Himarë, ku Vagjel Tavo nga radhët e PS dhe Petro Gjikura nga PD do të garojnë mes tyre prë vendin e kryebashkiakut të ri. Në padinë e depozituar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve Dule kërkon anulimin e vendimit të datës 5 korrik 2024 të Celibashit, duke e cilësuar si një akt të paligjshëm, pasi sipas tij, ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ai argumenton se kryekomisioneri ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative. Kjo pasi ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij. “Rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave”, argumenton Dule në ankimimin e depozituar. Celibashi mori vendimin për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit pas dënimit me 2 vite burg të këtij të fundit me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, për krime zgjedhor. Ai argumentoi në mbledhjen e KQZ-së se në kushtet ku ndodhej Beleri, ligji i dekriminalizimit e ndalon që të kandidojë për postin e kryebashkiakut dhe jo më për ta ushtruar funksionin.

Top Channel/ Argita pazar me socialistin Safet Gjici, i shiti 200 mijë euro apartamentet në Tiranë
18/09 14:21
Top News/ Ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit, Kuvendi ndërpret punën
18/09 13:50
Top News/ Skema e mbështetjes së fermerëve/ Miratohet nga qeveria, aplikimet nisin nga 1 tetori
18/09 13:45
Top News/ Karta e Adriatikut, Shqipëria kërkon anëtarësimin e Kosovës në nismën e SHBA
18/09 13:03
Top Channel/ Vallja e Rrajcës merr çmimin e parë në Festivalin Internacional të Folklorit në Itali
18/09 12:55
Top Channel/ Plazh edhe në shtator/ Në Lungomare qytetarët shijojnë ende detin dhe diellin
18/09 12:54
Top Channel/ Nga projekti për ndryshimin e hyrjes së Shkodrës, prishen 21 biznese dhe 55 banesa
18/09 12:53
Top Channel/ Fati i studentëve të Wisdom, kolegji universitar u mbyll pas skandalit të diplomave
18/09 12:53
Top News/ Qeveria indekson pensionet. Rritje me 4.1 për qind, përfitojnë 791 mijë të moshuar
18/09 12:52
Top Channel/ Iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut/ Në Tiranë, Konferenca e 27-të e shefave të shtabit
18/09 12:51
Top Channel/ Shqipëria, në 5 vendet e rekomanduara! “The Independent” promovim turizmit
18/09 12:26
Top News/ Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin e krimit
18/09 12:11
Top News/ Grupi i kontrabandës së mallrave. SPAK çon në gjykatë dosjen ndaj ish-shoferit të Veliut
18/09 12:09
Top News/ Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ IKMT vijon prishjen e bizneseve dhe banesave
18/09 11:35
Top News/ Gjyqi ndaj Ilir Beqajt. Ish-ministri kërkon informacion nga SPAK, shtyhet seanca
18/09 11:28
Top Channel/ Tensionet në botë, ministri: Kërcënimi i Rusisë ka ndryshuar, rritje të sigurisë
18/09 11:19
Top Channel/ Gjeneralmajor Kingji liston problematikat në Ballkani Perëndimor: SHBA duhet të…
18/09 11:17
Top Channel/ Komandanti i Forcave Amerikane në Europë në Tiranë: Në këtë moment kritik duhet të…
18/09 11:08
Top Channel/ Begaj në konferencën e Kartës SHBA-Adriatik: Moment delikat për sigurinë botërore
18/09 11:08
Top News/ Siguria botërore në rrezik? Begaj: ShBA aleate e fuqishme
18/09 10:51
DIGITALB DIGITALB - OFERTA