Top News -‘Dukej si fundi i botës!’ Stuhi e dhunshme mbi Milano, Kryebashkiaku-Jemi bombarduar!
25/07/2023 11:51

Moti i keq vazhdon të godasë Lombardinë dhe gjatë natës së shkuar, një tjetër stuhi e dhunshme, e shoqëruar nga rrufe të panumërta dhe erëra të fuqishme, ka goditur milanon rreth orës 4 të mëngjesit. Stuhia ka përfshirë edhe pjesë të tjera në qendër të Lombardisë. Fenomeni, sipas mediave italiane, është shoqëruar në disa zona edhe me breshër. Stuhia në qytet ishte e shkurtër por shumë intensive dhe parashikimet e motit flasin për mundësinë e përsëritjes së kësaj cmendurie. Në rajonin e Breshias, një 16 vjecare humbi jetën pasi u godit nga një pemë e shkulur me rrënjë nga stuhia. Disa të plagosur ndërkohë janë regjistruar në rajonin e venetos. Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, tha pas stuhisë: Jemi bombarduar. “Kam parë në jetën time të kalojnë 65 vera dhe kjo e tanishmja nuk është normale, nuk mundemi më ta mohojmë. Ndryshimet e klimës po ndryshojnë dhe rrezikojnë jetën tonë”, tha ai në një mesazh video në mediat sociale, duke iu drejtuar bashkëqytetarëve. “Nuk mundemi thjeshtë të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por edhe nuk mundemi të qëndrojmë duarlidhur. Edhe Milano duhet të bëjë punën e saj dhe do ta bëjë”, përfundoi ai. Kryebashkiaku foli për një natë të cmendur në të cilën era që u përball mbi qytet i kalonte 100 kilometrat në orë. Autoritetet kanë përveshur mëngët menjëherë duke koordinuar aktivitetet me qëllim që të kufizohen dëmet. Skuadrat e zjarrfikësve, mbrojtja civile dhe agjentët e policisë ndërhynë pas regjistrimit të qindra kërkesave për ndihmë. Vetëm si pasojë e breshërit, kokrra e të cilit ishte sa një top tenisi, janë lënduar4 tetë persona në Trevinjano dhe 4 në Trevizo.

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB