Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian, Al-Sisi, të cilin e ka uruar për fitoren në zgjedhje, teksa të dy kanë diskutuar gjerë e gjatë për konfliktin në Rripin e Gazës. Erdogan shprehu shqetësimin për bilancin gjithnjë e më tragjik në Gaza, ku numri I viktimave mes civilëve ka kaluar 20 mijë, teksa janë shkatërruar gjithashtu edhe mbi 50 mijë shtëpi e njësi banimi. Presidenti turk i tha Al-Sisit se është shumë e rëndësishme që vendet myslimane të vijojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të qëndrueshem dhe kushtet për nisjen e dialogut.