Gjykata e Apelit në Londër vendos me një vendim të paprecedentë, ka vendosur t’I heqë të drejtën e jetës një foshnje 8 muajshe, e shkak për këtë është bërë një sëmundje e rrallë nga e cila ajo vuan. Indi Gregory, foshnja e lindur në Derbyshire me gjendje mitokondriale të pashërueshme duhet të lejohet të vdesë, thuhet në vendimin e gjykatës, e cila ka rrëzuar ankimin e bërë nga prindërit e fosnjës. Prindërit e Indi Gregory, Dean dhe Claire vendosën të ankohen në Gjykatë pasi, mjekët thanë që vajza 8 muajshe nuk mund të jetonte për shkak të një sëmundje të pashërueshme, trajtimi i së cilës ishte i kotë dhe i shkaktonte dhimbje.