Ndonëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar. Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë. Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë njoftim për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.