Një i ri shqiptar ka kërkuar azil në Spanjë, me pretekstin se mafia kërkon ta vrasë. Sipas tij gjithçka lidhet me Suedinë, aty ku kishte bashkëpunuar me trafikantët, teksa këta të fundit e akuzojnë për një dëm 35 mijë euro. I riu kishte dështuar në një operacion për trafikimin e lëndëve narkotike në vendin skandinav. Mafia në fjalë, sipas të riut është nga Shqipëria, ndaj nëse ai nuk kryen pagesën prej 35 mijë euro, ata e kanë kërcënuar se do ta vrasin.