Seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, vrasësin e 14-vjeçarit, Martin Cani është shtyrë për më 27 Mars ora 13.30. Seanca u shty sepse mungonte Luis Meçe, I cili mbeti I plagosur në sherrin e të miturve, si dhe avokati i tij. Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vihet në vend, ndërsa ka kërkuar mbajtjen e seancës gjyqësore me dyer të hapura.