Ylli i muzikës, Dua Lipa ka mohuar raportimet e medias se ka pushuar nga puna njërin prej agjentëve të saj, pasi ai u përpoq të ndalonte performancën e grupit irlandez Knikap në Glastonbëri. DailyMail pretendoi se Lipa ishte ndarë nga David Levy për nënshkrimin e një letre, ku ky i fundit i kërkonte organizatores së festivalit, Emili Ivis të hiqte dorë nga grupi i repit për shkak të pikëpamjeve të tyre pro-palestineze.