Pas suksesit të radhës, me Levitating, ku bashkëpunoi me emra të mëdhenj si madona dhe Missy Elliott, e pasi në klipin e këngës u shfaq bashkë me të dashurin, Anëar Hadid, Dua Lipa, meriton sigurisht të kalojë pak kohë cilësore me këtë të fundit. E pikërisht këtë ka bërë. Bashkë me vëllain e motrave Hadid, ajo ka zgjedhur të darkojë në malibu dhe princesha e popit tërhoqi padyshim vëmendje kur u shfaq me maskë mbrojtëse, dhe me një veshje të vecantë. Duke shpalosur sensin e saj të pabesueshëm të stilit, shkruan daily mail, këngëtarja kishte veshur një bluzë pa mëngë dhe pantallona të dekoruar me insekte, lule e zogj, ku padyshim spikaste flutura e madhe në pjesën e pasme.